Kuriozitete
Tigri siberian ‘shkatërron’ portën e një fermeri, bëhen virale pamjet ku fshatari për pak i shpëton sulmit nga kafsha
Demokracia
23:39 | 22 Nëntor 2024

Share:

Banorët e provincës Heilongjiang të Kinës veriore u paralajmëruan të qëndrojnë brenda pas një sulmi nga një tigër siberian.

Gjithashtu, një gjendje e jashtëzakonshme u shpall pasi autoritetet u vendosën në kërkim të kafshës së arratisur, me kamera me rreze infra të kuqe dhe dronë, përcjell Telegrafi.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur tigri u përplas në një portë ferme, pak çaste pasi një banor vendas e mbylli atë.

Bëhet e ditur se një tjetër fshatar pësoi thyerje të kyçit të dorës në një takim me kafshën.

Të ngjashme
Kuriozitete • 12 Maj 2025