Në ditëlindjen e saj të parë pa të, këngëtarja Sheila Haxhiraj zgjodhi t’i dedikonte një këngë të ndjerë vëllait të saj.
Me tekstin e shkruar nga vetë ajo, Sheila shpreh dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut të saj të shtrenjtë.
Këngëtarja shkruan se kjo është dhurata për engjëllin e saj, teksa ndjen mungesën e urimit të tij në ditëlindjen e saj të 31-të.
“Një këngë shpirti për ty shpirti im,” shkruan ajo mes të tjerash.
Henri Haxhiraj, mesditën e 15 tetorit, i dha fund jetës duke lënë pas shumë dhimbje për familjarët e tij.