ShowBiz
Gresa përplaset me Drenushën: Për shkak të nominimit, mos ma kthe në bukë
Demokracia
19:15 | 20 Nëntor 2024

Share:

Gresa dhe Drenusha janë përplasur me njëra-tjetrën.

Debati tyre nisi për ushqim, teksa Gresa i tha Drenushës “S’kam mbete me honger bukë prej teje, mund të ha edhe vet, por ligësia jote po tregohet”.

Ky reagim i Gresës erdhi pasi Drenusha i kishte thënë për ushqim që t’ua lë edhe të tjerëve banorë.

E njëjta ia shpjegoi situatën, gjersa sipas Gresës, Drenusha po ‘hakmerret’ për shkak që e nominoi gjatë ‘prime’-it të fundit.

“Gjithë ta kam pëlqye bukën tënde, por nuk bën me u tregu kaq e ligë për shkak që të kam nominu, nuk bën me kthy në bukë”, u shpreh Gresa.

Në këtë debat u përfshinë edhe banorët e tjerë të cilët patën reagime të ndryshme.

Për më shumë shiheni videon e mëposhtme:

Të ngjashme