Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku 26-vjeçari shqiptar Klajdi Mancaku është gjetur i vdekur.
Sipas autoriteteve vendëse, dyshohet se i riu është hedhur nga kati i 10-të i një pallati, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes mbeten ende të dyshimta dhe janë nën hetim.
Lajmi ka tronditur miq e të afërm të tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen e ngushëllime në rrjete sociale për humbjen tragjike.
Mancaku ishte i njohur për përfshirjen e tij në një konflikt të ndodhur një vit më parë në Shqipëri, që nisi pas një debati në rrjetin social TikTok.
Në atë kohë, ai plagosi dy të rinj dhe u shpall në kërkim nga policia e shtetit.