Lajme
Aksident mes tri veturave në Ferizaj, lëndohen 5 persona
Demokracia
21:13 | 16 Nëntor 2024

Share:

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, ku tha se pesët të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Me datën 16.11.2024 rreth orës 18:15 në rrugën ” Ahmet Kaçiku” në Ferizaj në afërsi të nënkalimit ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor , ku janë përfshirë tri vetura. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në vetura , lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Veseli.

Të ngjashme