ShowBiz
Publikohet një video e Xuxit kur thoshte se nuk do të hynte kurrë në Big Brother
Demokracia
10:21 | 31 Tetor 2024

Share:

Naim Bunjaku – Xuxi ka pak ditë që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Ai u kthye në një personazh shumë të komentuar në media e shtypin rozë për shkak të paraqitjes së tij në atë format.

Veç kësaj, së fundmi ka qarkulluar një video marrë nga një intervistë e tij, ku thoshte se nuk do të hynte kurrë në një reality shou si Big Brother.

“As edhe një herë nuk do të jem pjesë e reality shou e një formati të tillë”, kishte deklaruar Xuxi.

Ky nuk është i vetmi, pasi ka pasur edhe shumë figura të tjera që thoshin një gjë të tillë, e vepronin ndryshe.

I njëjti siç shihet nuk është përshtatur edhe mjaft shumë me formatin, gjersa pati edhe një përplasje gati fizike me njërin prej banorëve.

Pritet të shihet në spektaklin e së premtes nëse do të ketë një vendim për të.

Të ngjashme
ShowBiz • 22 Maj 2025