ShowBiz
Xuxi u tregon banorëve se u arrestua Ilir Meta, reagimi i Rezit ishte epik
Demokracia
16:08 | 26 Tetor 2024

Share:

Naim Bunjaku, i njohur në publik si Xuxi, është banori më i ri në Big Brother VIP Kosova, pasi iu bashkua garës mbrëmë.

Megjithatë, që në ditën e parë ai ka shkelur menjëherë një rregull, duke dhënë një informacion nga jashtë.

Ai i ka treguar Rezit, për arrestimin e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

“E di se e futën në burg Ilir Metën?”, i tha Xuxi, Rezit, derisa ishin të pranishëm edhe banorë të tjerë. Ky i fundit më pas nuk qëndroi i qetë, duke bërë një reagim epik.

“Çfarë ee?? Çfarë më the? Kur mo? Kur e futën në burg?”, pyeti Rezi, derisa Xuxi u përgjigj: “Para tre ditësh, SPAK-u”.

“U çfarë lajmi më ke dhënë, e paskan fut në burg Ilir Metën”, u thoshte aktori më pas të tjerëve.

Por, ishte Gresa më pas e cila i tregoi se nuk ka të drejtë të jap informacione nga jashtë, për gabim të cilin Xuxi kërkoi menjëherë falje.

 

Xuxi tregon informacione nga jashtë, Rezi entuziazmohet nga ky lajm bombastik!

Të ngjashme