Mosha mesatare e vajzave të infektuara ishte gjashtë vjeç, ndërsa djemve 17.5 vjeç, treguan të dhënat.
Vajzat dhe gratë e reja mund të jenë më të ndjeshme ndaj një nënvarianti infektiv të virusit që shkakton mpox që është përhapur nga Republika Demokratike e Kongos në vendet fqinje.
Të paktën kështu ka rezultuar nga një studim i fundit.
Nga 154 rastet që rezultuan pozitivë për mpox në Burundi, i cili kufizohet me Kongon lindore, nga 3 korriku deri më 9 shtator mosha mesatare ishte 9.5 vjeç, thanë studiuesit në një studim të publikuar më 17 tetor në revistën shkencore Eurosurveillance.
Mosha mesatare e vajzave të infektuara ishte gjashtë vjeç, ndërsa djemve 17.5 vjeç, treguan të dhënat.
Nënvarianti, clade Ib, duket se përhapet më shpejt se një variant i mëparshëm, me qindra fëmijë që kanë vdekur nga sëmundja në Kongon lindore.
Lloji më i ri është përhapur përmes kontaktit të ngushtë fizik, si dhe aktivitetit seksual të të gjitha llojeve.
Kjo krahasohet me kladin Ia, i cili ka qarkulluar për dekada në Afrikën qendrore dhe perëndimore, por transmetohet kryesisht përmes kontaktit me kafshët.
Clade II, e cila është përhapur në mbarë botën, transmetohet kryesisht përmes marrëdhënieve seksuale midis burrave.
Dallimet specifike të gjinisë ishin të pranishme “kur merret parasysh mosha, pozitiviteti i mpox dhe shtrimi në spital”, shkruajnë studiuesit.
Kishte pak ndryshim në moshë midis meshkujve dhe femrave që rezultuan negativë në mesin e rasteve të dyshuara, thanë ata.
Një analizë e veçantë e 254 pacientëve në spitalin e Bujumbura, qyteti më i madh i Burundit, tregoi një ndryshim të madh midis burrave dhe grave. Femrat që u shtruan në spital me këtë sëmundje ishin mesatarisht 16 vjeç krahasuar me burrat që ishin 32 vjeç.
Shumica e njerëzve të shtruar në spital kishin një skuqje të përgjithshme mdhe 20% kishin një skuqje gjenitale.
Kurse gjysma kishin ethe dhe më shumë se një e treta kishte gjëndra limfatike të fryrë, kishte disa raste të dhimbjeve të muskujve dhe dy raste të humbjes së shikimit.
Përpara shpërthimit aktual të clade Ib, Burundi nuk kishte raportuar asnjë rast të mpox.
Asnjë vdekje e lidhur nuk është regjistruar në vend, edhe pse 1 mijë e 100 afrikanë kanë vdekur këtë vit nga sëmundja e shkaktuar nga të gjitha variantet e virusit, sipas Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Studiuesit që punuan në studim ishin nga universitete në Kanada, Belgjikë, Burundi, Kongo dhe SHBA.
Marrë nga “Bloomberg”, përshtatur për “Albanian Post”.