Kuriozitete
Pamje mahnitëse, kometa kaloi mbi qiellin e Kosovës
Demokracia
13:01 | 17 Tetor 2024

Share:

Fotografi kosovar Bleron Çaka ka realizuar disa fotografi dhe një video nga momenti kur kometa  Tsuchinshan–ATLAS kalon mbi qiellin e Kosovës.

Në përshkrimin e fotografive dhe videos, fotografi thotë se pamjet janë realizuar mes natës së 14 dhe 15 tetorit.

E quajtur edhe si “kometa e shekullit, kjo kometë ndezi qiellin në mbarë globin, përfshirë dhe rajonin.

Kometa erdhi nga Reja Oort e zbuluar nga Observatori i Malit Vjollcë (Tsuchinshan) në Kinë më 9 janar 2023 dhe e gjetur në mënyrë të pavarur nga observatoria ATLAS në Afrikën e Jugut më 22 shkurt 2023, prej edhe ku e ka marrë emrin.

“Duke kaluar shumë afër Diellit, kjo kometë u nxeh dhe formoi bishtin e saj mbresëlënës të pluhurit dhe akullit. Mund të jetë një nga kometat më mbresëlënëse në histori”, tha Agjencia Turke e Hapësirës (TUA) duke informuar mbi karakteristikat e kometës.

Të ngjashme
Kuriozitete • 12 Maj 2025