Kuriozitete
Vdes burri i cili kishte 38 gra dhe 89 fëmijë
Demokracia
16:45 | 14 Qershor 2021

Share:

Një 76-vjeçar indian, i cili besohet se ishte kryetari i familjes më të madhe në botë, me 38 gra, 89 fëmijë dhe 33 nipër e mbesa, vdiq në shtetin Mizoram, në Indinë Verilindore.

”Ziona Chana, kreu i një sekti fetar që praktikon poligaminë, vdiq”, theksoi kryeministri i shtetit Zoramthanga në Twitter duke ofruar ngushëllime.

Chana ndërroi jetë nga ndërlikimet në lidhje me diabetin dhe hipertensionin.

Është e vështirë të thuash nëse Chana ishte me të vërtetë kryefamiljari i familjes më të madhe në botë, por zyrtarë, përfshirë Zoramthanga, pohojnë se ai është.

Media e quan atë rekordmen për të qenë kryefamiljari i familjes më të madhe në botë

Ekzistojnë disa vlerësime të madhësisë së familjes së tij.

Ushqimi tipik i familjes së madhe përbëhej nga 30 pula, 60 kilogramë patate dhe 100 kilogramë oriz.

Familja jeton në një ndërtesë katër katëshe me më shumë se 100 dhoma.

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025