Lifestyle
Kjo bimë shëron më shumë se 300 sëmundje
Demokracia
14:13 | 13 Qershor 2021

Share:

Pema e moringës është konsideruar një mrekulli e natyrës pasi është një burim i shkëlqyeshëm i yndyrnave, proteinave, karotenoideve, vitaminës C, hekurit dhe kaliumit.

Mund t’ju duket e pamundur por, kjo është e vërteta që nuk e keni ditur për këtë pemë.

Lulet, rrënjët, gjethet e saj janë përdorur në prodhimin e produkteve të kozmetikës; parfumeve dhe vajrave të lëkurës. Krahas profilit të fuqishëm ushqimor të moringës, ekziston një potencial mjekësor i pabesueshëm.

Komponimet kimike të gjetura në moringë kanë demonstruar disa aktivitete të dobishme biokimike, të tilla si luftimi i aterosklerozës dhe sëmundjes së zemrës, rritja e sistemit imunitar dhe efektet antivirale, antibakteriale, antioksidante.

Po ju sjellmin disa nga përfitimet shëndetësore të moringës:

Moringa është e pasur me fibra dhe punon si një mburojë në zorrët tuaj. Gjithashtu shërben për të pastruar çdo mbeturinë të mbetur nga një dietë e yndyrshme.

Ajo përmban antibiotik të fuqishëm dhe shumë efikas për eliminimin e një bakterie të njohur për të shkaktuar gastrit, ulcerat dhe kancerin e stomakut.

Gjethet e moringës janë të bollshme me vitamina, minerale, aminoacide esenciale dhe shumë më tepër përbërës.

Në 100 gram gjethe moringa të thata ka:

– 9 herë më shumë proteina se në kos

– 10 herë më shumë vitaminë A se në karota

– 15 herë më shumë kalium se në banane

– 17 herë më shumë kalcium se në qumësht

– 12 herë më shumë vitaminë C se në portokall

– 25 herë më shumë hekur sesa në spinaq

Acidi klorogjenik i pranishëm në gjethe është i njohur për të ngadalësuar procesin absorbues të sheqerit në qeliza.

Moringa ka efekt anti-tumor dhe antikancer, e cila është rezultat i pranisë së një komponimi të quajtur niaziminin.

Ndihmon në rregullimin e funksionit të tiroides, sidomos kur bëhet fjalë për tiroide hiperaktive.

Të ngjashme
Lifestyle • 28 Prill 2024