Lajme
Ndërtimi i Tregut të Gjelbër në Podujevë: Hapen ofertat, në garë për 1.4 milionë euro vetëm biznesmeni i afërt me Vetëvendosjen
Demokracia
22:30 | 13 Shtator 2024

Share:

Një kompani që ka fituar shumë tenderë në Komunën e Podujevës, e cila udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, po përgatitet të fitojë edhe një kontratë të rëndësishme, shkruan nga Demokracia.com.

Pronari i kompanisë “Eing Com”, Eljesah Podvorica, ka shfaqur afërsi me partinë e Shpejtim Bulliqit.

Më 24 korrik, Komuna e Podujevës, e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, kishte hapur tenderin për ndërtimin e Tregut të Gjelbër. Vlera e parashikuar e kontratës afro 1.5 milionë euro.

Sipas të dhënave në E-prokurim, një kompani kishte ngritur një ankesë në komunë, duke pretenduar se ishin vendosur kritere të kundërligjshme për këtë tender. Komuna e ka pezulluar tenderin më 28 gusht, por nuk është e qartë nëse ankesës i është dhënë përgjigje apo jo. Në E-prokurim nuk figurojnë dokumentet e ankesës dhe as njoftimi për përgjigje ndaj pretendimeve. Megjithatë, pas hapjes së ofertave që janë bërë sot, ka rezultuar se vetëm një kompani është afër për të fituar tenderin: “Eing Com”, me ofertën prej 1,440,787.30 euro.

Pronari i kompanisë, EING COM SH.P.K, Eljesah Podvorica, jo rrallëherë është parë në shoqërinë e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në vitin 2021, deputeti i LVV-së Salih Zyba dhe pronari Eljesah Podvorica ishin së bashku në një vizitë në Therandë.

Dyshja shihen në një fotografi nën shoqërinë edhe të disa personave për rreth.

Podvorica, gjithashtu në vitin 2019 ishte parë në shoqërinë e deputetit të VV-së, Nijazi Isakut.

“Në kafe me tre luftëtarët e lirisë, UÇK-së”, shkruhej në postim. /Demokracia.com/

Ne vitin e kaluar është themelor një kompani e re “Eing Com” & “El Bau”, me 99 për qind te aksioneve nga kompania “Eing Com” dhe vetme 1per qind “El Bau”, kompani e cila është mjafte e faret me Vetëvendosjen e cila ka krijuar monopol me marrjen e tenderëve ne Gjilanin qe udhëhiqet nga LVV. /Demorkacia.com/

Të ngjashme