“Nuk kam pasur komunikim me të [Martin Berishaj], nuk e kam takuar. Nuk ka qenë me mua në vizitën e fundit (në Kroaci). Sepse, kështu kam vendosur. Nuk ka pasur nevojë, sepse e kam pasur stafin tim dhe mendoj që ka shumë gjëra që duhet të sqarohen për të mirën e të gjithëve dhe për të mirën e imazhit të politikës së jashtme të Kosovës. Është mirë të largohet”.
Kjo është deklarata e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e dhënë më 8 shtator 2024, në një intervistë televizive kur është pyetur për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Bershaj, ku ai dyshohet se është i përfshirë në një skandal të madh financiar, shkruan Demokracia.com.
Osmani kishte qëndruar në Kroaci në fillim të muajit gusht të vitit 2024.
Një deklaratë e tillë do të ishte korrekte nga Presidentja e Kosovës, nëse më parë ajo nuk do ta mbronte publikisht ambasadorin Berishaj.
Çuditërisht, presidentja Osmani filloi të shqetësohej për imazhin e politikës së jashtme të Kosovës vetëm pasi marrëdhëniet e saj me kryeministrin Albin Kurti janë në pikën zero.
Lexo më shumë:
Osmani i besonte plotësisht Berishajt, kërkon shkarkimin e tij pas hidhërimit me Kurtin
Por, sikur të mos mjaftonte mbrojtja publike, presidentja Osmani nuk e kishte shmangur më herët takimin me ambasadorin Berishaj. Madje, Osmani kishte publikuar fotografi me ambasadorin Berishaj gjatë kohës së qëndrimit të saj në vizitë zyrtare në Kroaci.
Më 11 tetor 2023, Osmani kishte qëndruar në Kroaci në një vizitë zyrtareku ishte takuar me presidentin kroat Zoran Milanoviq dhe me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në këtë shtet.
Në një postim në “story” në Instagram, Osmani ka postuar edhe disa fotografi, në mesin e të cilave shihet edhe ambasadori kontravers i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet se është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni. /Demokracia.com/
Lexo më shumë:
Ambasadori Berishaj, i akuzuar për “shpërlarje parash” në krah të Osmanit në Kroaci