Kimete Berisha
Drejtësi e shkretë!
– Sipas Albulena Haxhiut, burgjet e Kosovës i ka marrë në dorë Serbia.
– Sipas ministreshës së drejtësisë, Serbia po i liron nga burgjet e Kosovës të burgosurit shqiptarë dhe po u garanton atyre siguri dhe mbrojtje në Serbi!
– Pasi që kjo e ditka se Serbia i paska pushtuar burgjet e Kosovës, pse nuk e lajmëron rastin në polici…., pse nuk e çon dikë në burgun e Smerkovnicën, t’i thotë Serbisë ‘mos i liro të burgosurit’!
– Zyrtarisht Albulena Haxhiu po thotë se Serbia i ka pushtuar burgjet e Kosovës!
– Kjo është e tmerrshme!
Është shpallje e luftës!
– Albin, a kaq keq i ke punët?
– Albulena Haxhiu nuk beson se F.H. është vrarë në Serbi, prandaj është lëshuar në konspiracione dhe pasi që nuk i beson drejtësisë së Kosovës, kërkon hetime ndërkombëtare për burgjet e Kosovës.
– Deri atëherë, sa të vendosin të huajt a është në rregull a jo që Serbia i ka marrë në dorë dhe po i mban peng burgjet e Kosovës, deri atëherë pra Serbia mund t’i mbajë burgjet e pushtuara dhe t’u ndihmojë atyre të ikin!
– Qeveri çmendinë!