Sulmuesi boshnjak Edin Dzeko, pritet të marrë shpejt rrugë për Stamboll të Turqisë, transmeton “Demokracia.com”.
Kështu së paku shkruan gazetari i njohur turk Sinan Engin, i cili konstaton se gjithçka është rënd dakord dhe se kanë mbetur disa detaje që Dzeko të bëhet anëtar i gjigandit turk, Fenerbahce.
“Një burim që konfirmoi mbërritjen e Ozil dhe Can, tani më ka dërguar një mesazh dhe ka konfirmuar mbërritjen e Edin”, tha Engin në një shfaqje televizive. /Demokracia.com