Trajneri i kampionëve të Francës, PSG, Mauricio Pochettino e ka nisur me shumë entuziazëm punët tek skuadra franceze, megjithatë, rezultatet nuk janë gjithaq mbresëlënëse.
Ai po vuan jo pak në krye të gjigantit dhe humbja me Lorientin 3:2 e vuri në pah diçka të tillë.
Numri një i stolit u ka kërkuar drejtuesve që të marrin mbrojtësin e Sergio Ramos. Kapiteni i Real Madridit nuk po rinovon me spanjollët, prandaj pritet të largohet në verë.
Afrimi i 34-vjeçarit do të ishte lëvizje e goditur, pasi futbollisti i njohur nuk ka kontratë. Ramos është i zhgënjyer nga presidenti Florentino Perez që nuk e ka
thirrur për të rinovuar dhe duket se nuk do i rezistojë ofertës së PSG. /Demokracia.com