Auto&Tech
U pa duke fluturuar në qiell, menduan se ishte meteor – doli të jetë raketë e Space X
Demokracia
09:18 | 05 Korrik 2024

Share:

Një objekt në qiellin e mëngjesit mbi Karolinën Veriore dhe Jugore fillimisht dyshohej të ishte një meteor, por më vonë u identifikua si diçka më tokësore.

Objekti, të cilin shumë dëshmitarë e krahasuan me një kometë të madhe, u pa mbi Karolinë dhe pjesë të Gjeorgjisë rreth orës 5 të mëngjesit dhe u kap në kamera nga shumë dëshmitarë.

Disa dëshmitarë dyshuan se objekti ishte një meteor ose një UFO, por më vonë u identifikua si një raketë SpaceX Falcon 9.

Bëhet e ditur se raketa u lëshua nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral në Florida dhe po transporton 20 satelitë Starlink në orbitën e ulët të tokës. 

Të ngjashme