Duket se Bebe Rexha është inatosur keq me industrinë e muzikës, pjesë e së cilës është prej vitesh. Ka mjaftuar një postim në X që këngëtarja të shprehë mllef karshi industrisë.
“E mira, e keqja dhe e shëmtuara,” vijoi ajo.
Këngëtarja vendosi që t’u përgjigjej edhe një ndjekësi që i rikujtoi periudhën kur asaj iu hoq emri nga titulli i këngës “Hey Mama” në YouTube. Bebe shkroi:
“Kjo? Krahasuar me të gjitha gjërat e tjera, të cilat ju nuk i dini? Kjo është lojë fëmijësh.”
Kujtojmë që Bebe u shfaq në hitin “Hey Mama” në bashkëpunim me David Guetta-n, ndërsa në YouTube, artistes iu hoq emri nga kënga, situatë për të cilën ajo punësoi një avokat asokohe, që duket se i vuri gjërat në vijë dhe emri i këngëtares u shfaq në YouTube.
E pyetur nga një tjetër ndjekës se çfarë e pengon të flasë, Rexha tha: “Ata (industria) të dënon”.
Këngëtarja theksoi se e gjithë kjo situatë nuk është çështje inati, por thjesht trishtim.
“Unë jam ulur në dhomën time të hotelit në Londër duke qarë. Jam ndjerë e pashpresë për një kohë të gjatë. Kam ecur shumë nëpër këtë qytet dhe kam takuar fansa dhe ata vërtet kanë zgjuar diçka brenda meje. Sinqerisht, ju më keni dhënë forcë,” shtoi artistja.
Por, ende mbeten të paqarta arsyet që e çuan këngëtaren në këtë reagim. Na mbetet të presim se ç’ka për të thënë.