Duka dhe Dukesha e Sussex kanë njoftuar lindjen e fëmijës së tyre të dytë, një vajzë.
Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-ëindsor lindi të premten në mëngjes në një spital në Santa Barbara, California.
Të dy, nëna dhe fëmija janë të shëndetshëm dhe mirë, thuhet në një deklaratë.
Çifti tha se e quajtën fëmijën e tyre të dytë Lilibet pas pseudonimit të Familjes Mbretërore për Mbretëreshën, stërgjyshen e foshnjës.
Emri i saj i mesëm, Diana, u zgjodh për të nderuar “gjyshen e saj të dashur të ndjerë”, Princesha e Uellsit, thuhej në deklaratë.