Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Hamza ka treguar se me ambasadorin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për rritjen e bashkëpunimit me Qeverinë e SHBA-së.
“Në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, sot me ambasadorin Jeffrey Hovenier bisedova për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për rritjen e bashkëpunimit me Qeverinë e SHBA-së”, ka shkruar Hamza.
Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka thënë se Kosova dhe SHBA-ja kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta.
“Kosova dhe SHBA-ja kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta në të gjitha fushat dhe mbetet imperative që të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me interesin e vendit”.