“Luani i Kamenicës”, kryetari i komunës së vogël në lindje të Kosovës, Kadri Rahimaj, po vazhdon “rehatimin” në vende të punës të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Rahimaj duket se e ka bërë komunën sikur ta kishte “biznes” të vetin, me punësimet e shumta të militantëve të Vetëvendosjes, shkruan Demokracia.com.
Armend Bunjaku, aktivist i VV-së, është “rehatuar” në një pozitë në Komunën e Kamenicës.
Ai është zgjedhur si zyrtar kryesor financiar i ndërmarrjes publike komunale “Dardana”.
Bunjaku, që shihet në fotografi me Rahimajn dhe deputeten e VV-së, Arta Bajralija, është zgjedhur përmes konkursit të hapur në pozitën e zyrtarit kryesor financiar të ndërmarrjes publike lokale “Dardana”.
Përveç fotografive me kryetarin e Komunës së Kamenicës dhe deputeten e VV-së, Bunjaku ka edhe fotografi me Bajram Mavriqin, kryetarin e degës së VV-së në Kamenicë.
Pos Bunjakut një vend në komunë i është bërë edhe aktivistes Kosovare Maroca-Berisha.
Ajo është punësuar si Zyrtare për Barazi Gjinore në komunë, shkruan Demokracia.com.
Demokracia.com ka siguruar edhe shumë fotografi ku Maroca-Berisha dëshmohet se është aktiviste e Vetëvendosjes.