Kuriozitete
I besuan navigacionit, përfunduan me jahtin 17 metërsh në dunën e rërës në plazhin e ishullit spanjoll
Demokracia
09:21 | 26 Qershor 2024

Share:

Ky është momenti bizar kur një grup turistësh mbetën të habitur, kur jahti i tyre së bashku me ekuipazhin u përplas në dunën e rërës të një plazhi të ishullit spanjoll, kjo pasi navigacioni i tradhtoi.

Pamjet që janë bërë virale nga 22 qershor, shfaqin jahtin që ka ngecur në formë vertikale në dunën e rërës në Esplamador në Formentera të Spanjës.

Anija 17 metërshe që ka një çmim prej 500 mijë dollarëve, shihet sesi ka përfunduar në maje të kodrës së rërës ku hunda i kishte mbetur në “ajër”.

Sipas PowerYacht, jahti po lëvizte me shpejtësi prej 70 kilometra në orë kur u përplas dhe përfundoi në dunën e rërës.

Nuk raportohet për dëme në anije, kurse mediat spanjolle pretendojnë se asnjë person që ishte në të nuk ka pësuar lëndime.

Të ngjashme
Kuriozitete • 12 Maj 2025