Lajme
SHSKUK-së i anulohet Rregullorja për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës
Demokracia
21:18 | 25 Qershor 2024

Share:

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar ligjshmërinë e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, duke e anuluar kështu Rregulloren Nr. 02/2024 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, lidhur me shtyrjen e ekzekutimit të Regullores me numer 1024 të datës 08.04.2024 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës së SHSKUK-së, si dhe e ka vërtetuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departmenti për Çështje Administrative A. nr. 1795/2024, të datës 13.5.2024, përcjell Demokracia.com.

“Refuzohet si e pabazuar ankesa e të paditurës kundër propozueses Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës në Prishtinë, e datës 27.05.2024, ndërsa Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative A.nr.179/2024, i datës 13.05.2024, vërtetohet”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës së Apelit.

Në maj të këtij viti, D.S. njëri nga rreth 470 punonjësit e SHSKUK-së veçmas atyre të shërbimit dytësor shëndetësor të cilëve iu cenua e drejta nga marrëdhënia e punës me anë të kësaj rregullore, duke mos ofruar garancinë minimale për këta të punësuar me kontrata të paafatizuara, përmes avokatit të tij kërkoi anulimin e kësaj rregulloreje.

Me këtë rregullore të miratuar nga Bordi i SHSKUK-së, pa përfillur ligjet e aplikueshme në vendin tonë, po tentohet që dhjetëra zyrtarëve t’u ndërpriten kontratat e punës, ndonëse janë me afate të pacaktuara, si dhe të degradohen në pozita dhe t’iu ulen pagat. /Demokracia.com/

Të ngjashme