Sherri mes Ibrahimovicit dhe Lukakut në sfidën Milan – Inter për Kupën e Italisë, ka hapur një debat të madh në mediet ndërkombëtare.
Prokurori federal, Giuseppe Chine, ka hapur një hetim mbi përplasjen verbale midis. Si pjesë e hetimit, prokurori federal ka thirrur gjyqtarin kryesor si dëshmitarin e parë i cili do të dëgjohet në orët e ardhshme.
Organi disiplinor i garës nuk mori asnjë masë ndaj tyre, duke u mjaftuar me nga një ndeshje pezullim për Zlatan (nga kartoni i kuq) dhe Lukaku (plotësoi numrin e kartonëve të verdhë).
Në relacionin e kryesorit Valeri nuk flitej për shprehje apo ofendime raciste, sikurse është “zbardhur” debati verbal nga mediat. /Demokracia.com