Ish-gjenerali i NATO-s, i cili udhëhoqi fushatën ajrore kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, Wesley Clark, do të jetë nesër për vizitë në Kosovë.
Clark pritet të takohet në mëngjesin e nesërm me Bedri Hamzën, kadidatin e PDK-së për kryeministër. Ndërsa, pas takimit me Hamzën, ai pritet të takohet edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Nuk dihet ende agjenda e plotë e gjeneralit Wesley Clark në Kosovë dhe takimet që do t’i ketë.