Një incident i pakëndshëm është regjistruar në studion e emisionit “Përputhen”.
Gjthçka ka ndodhur pas një përplasje verbale, që Sharka ka pasur me një nga konkurentët, Orjanin. Ky i fundit është çuar nga vendi duke tentuar ta godasë.
Në momentin kur debati agravoi, Orjani po fliste me një tjetër konkurent për sedrën e një mashkulli, pikërisht këtu ndërhyn gazetari dhe gjakrat nxehen. Konkurentët ndërhynë që situata të mos acarohej më tej.