Shqipëria e ka filluar me humbje kundër Italisë kampanjën në Euro 2024.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1:2 për ‘Azzurët’, shkruan Demokracia.com
Shqipëria shënoi e para me Nedim Bajramin në minutën e parë të ndeshjes.
Por, Italia arriti të kthej rezultatin në pjesën e parë me Bastonin dhe Barellan.
Shqipëria në fund të lojës pati mundësi të artë me Rey Manajn që të barazoj rezultatin, por portieri i Italisë, Donnarumma arriti të pres goditjen e sulmuesit shqiptarë.
Ndeshja e radhës e Shqipërisë është kundër Kroacisë, kurse Italia luan kundër Spanjës./Demokracia.com/