Lajme
Haxhiu-Muratit: Me qenë ministër i Financave dhe me ja huq kaq shumë, ose s’po di ose s’i di detyrat tua
Demokracia
12:57 | 04 Qershor 2021

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tha se është legjitime falja e gjobave të qytetarëve duke pasur parasysh se në kohë pandemie u organizuan edhe shumë tubime politike dhe nuk u dënuan sa qytetetarët dhe bizneset.

‘’Falja e gjobave në kohë pandemie është legjitmi edhe kur është dasht me dal me numër të letërnjoftimi për dy orë. Ju keni organizuar edhe tubime e politikant nuk janë dnëura prandaj kërkesa për faljen e gjobave për qytetarët janë legjitime’’, tha Haxhiu.

Haxhiu thotë se këto gjoba nuk u paguan ngase nuk kishin të ardhura për pagesë.

‘’Ata që nuk kanë paguar dënime nuk e kanë bërë në munges të vullnetit por në munges të parave prandja edhe po kërkohet kjo falje’’, tha Haxhiu.

Haxhiu kritikoi ashpët ministrin Murati se po shfaq mosdije me të dhënat dhe statistikat që po i shfaqë në paralament duke thënë se pandemia nuk ka ndikuar në papunësi.

‘’Me qenë ministër i Finacave i Punës dhe Transfereve e me ja huq kaq shumë me numrin e punëkërkesve pra ose nuk e ke kuptuar punën dhe detyrën tënde ose nuk po din me punu sepse sipas Agjensionit për Punësim dhe Afëtsim Profesional ne vitin 2019 janë regjistruar rreth 70 mijë e 790 punëkerkues ndërsa në vitin 2020 janë regjistruar gjithsej 168 e 980 punëkërkes pra janë 98 mijë  e 190 të papunë të rinjë dhe po thua se nuk pasur ndikim prandemia’’, tha Haxhiu.

Në fund ai ripërsëriti edhe 11 milionë e pagesë për energjinë elektrike për katër komunat në veri duke thënë se duhet të bëhet kjo falje e gjobave në mënyrë që të bëhet një barazi para ligjit.

‘’E harron se ja u ke 11 milion për katër komunat në veri, falja e dënimeve kish me ju ndihmu me ba një barazi para ligjit’’, përfundoi Haxhiu./Demokracia.com

Të ngjashme