Studentë të Universitetit “Peterborough”, ku u mbajt konferenca lidhur me përparimet e Inteligjencës Artificiale, kanë deklaruar se nuk janë “të frikësuar” nga AI.
Ata nuk shqetësohen për zëvendësimin e punës së tyre të ardhshme nga Inteligjenca Artificiale (AI).
Studentja Kelly Jesus tha: “Personaliteti është shumë më i rëndësishëm [në vendin e punës], duke ditur se si po e bëni dikë të ndihet… AI nuk e bën këtë.”
Derisa, 19 vjeçarja, Jesus e cila po studion për drejtësi, mori pjesë në samitin sepse mendoi se ishte një “ngjarje interesante”.
Ajo tha për BBC, transmeton Klankosova.tv: “Si studente e drejtësisë kam menduar shumë për AI, nga këndvështrimi “a mund të zëvendësojë marrëdhënien që avokatët kanë me klientët e tyre?”. Unë arrita në përfundimin “jo”.
Në ngjarjen e mbajtur u diskutua rreth përparimeve në teknologjinë AI, duke përfshirë mjetet që kanë hyrë në përdorim si ChatGPT dhe Bing AI.