Lajme
Prishen ashensorët | Ministria e Xhelal Sveçlës hap tender dhe zbulon një sekret të AKI-së
Demokracia
11:06 | 08 Qershor 2024

Share:

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë një tender në vlerë 8 mijë euro për rregullim të ashensorëve në ndërtesat qeveritare. 

Ashensorët e institucioneve shtetërore janë bërë për mjeshtër.

E me rregullimin e tyre do të merret Ministria e Punëve të Brendshme, që drejtohet nga  Xhelal Sveçla.

Ky institucion ka dhënë një tender në vlerë të 8 mijë e 350 eurove, shkruan Demokracia.com.

Por, në këtë tender janë zbuluar edhe informacione për Agjencinë e Inteligjencës duke treguar se i janë prishur ashensorët dhe sa të tillë janë në këtë institucion “sekret”.

“Shqyrtimet e ashensorëve në ndërtesat qeveritare. Data e dhënies së kontratës 06.06.2024. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 10.06.2024. Numri i tenderëve të pranuar: 2. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata EALGA SH.P.K. Vlera e përgjithshme e kontratës 8,350.00 euro”.

Në dosjen e tenderit është treguar në detaje për secilin institucion sa ashensorë janë.

“Shqyrtimi i Ashensorëve në Ndërtesat Qeveritare. Objekti: Rilindje – KULLA 3. Objekti: Kryeministrisë ndërtesa ish Bankosi 2. Objekti: Kryeministrisë ndërtesa ish Bankosi. Objekti: ish Toskana 1. Objekti:  Arkiva e Kosovës 1. Objekti: Ministria e Punëve të Jashtme 1. Objekti: Ministria e Punëve të Jashtme 1. Objekti: Akademia e Shkencave dhe Arteve  – PLATFORMA E INVALIDEVE  1. Objekti: Akademia e Shkencave dhe Arteve – Shkallët Lëvizëse. Objekti: Ministria e Punëve të Brendshme 1. Objekti:  Ministria e Punëve të Brendshme 1. Objekti: Ministria e Shëndetësisë 1 Objekti: Ministria e Forcës së Sigurisë  2. Objekti: Ministria e Forcës se Sigurisë 1”.

Po ashtu, ashensorët do të inspektohen edhe në disa agjenci, si tek Agjencia e Ushqimit, por edhe tek Agjencia e Inteligjencës.

“Objekti: Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinës 1. Objekti: Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinës 1. Objekti:  AKI 1. Objekti: AKI 3. Objekti: Agjencinë Regjistrimit Civil 1. Objekti: Ish banka e Lubjanës 1. Objekti:  Ish banka e Lubjanës 1”. /Demokracia.com/

Të ngjashme