Norvegjia me Erling Haaland ka shtuar epërsinë ndaj Kosovës në 3-0, ku sulmuesi norvegjez shënoi dy herë brenda pesë minutash.
Pjesa e dytë nisi mirë për Kosovën, që kishte dominimin dhe disa gjysmë raste para portës së norvegjezëve, por pa gjetur rrjetën.
Por në minutën e 7o-të, lojtarët dardanë humbin një top në sulm dhe Norvegjia nisi një kundërsulm të shpejtë për të shënuar për 2-0.
Antonio Nusa asistoi te Erling Haaland i cili i vetëm me Bekajn gjuajti bukur për të gjetur rrjetën.
Pas pesë minutash, sërish ishte Erling Haaland që nga afër shënoi për 3-0, duke e kompletuar het-trikun.
Kosova do të kërkojë të paktën një gol në këtë takim.