Lajme
DOKUMENTE | Podujeva e Bulliqit sërish e lëshon dorën për biznesmenin e afërt me Vetëvendosjen, tejkalon parashikimin e kontratës për 20 mijë euro
Demokracia
14:00 | 03 Qershor 2024

Share:

Në një situatë të diskutueshme në Komunën e Podujevës, e cila drejtohet nga kryetari Shpejtim Bulliqi, ka dalë në pah një rast që ngre dyshime mbi një proces të prokurimit publik. Planifikimi për asfaltimin e disa rrugëve në qytet nuk ka shkuar sipas parashikimeve fillestare, duke çuar në një çmim të kontratës që tejkalon vlerën e parashikuar të tenderit. Ky tejkalim krijon dyshime për mënyrën e menaxhimit të fondeve publike dhe për lidhjet e mundshme politike në këtë proces, shkruan Demokracia.com.

Fiks 419,429.31 euro e kishte vendosur shumën si vlerë të parashikuar të kontratës Komuna e Podujevës tek njoftimi për kontratë “Asfalltimi i rrugëve në qytet”.

Për këtë parashihen të lidhen tri kontrata, pasi tenderi është i ndarë në tri pjesë. Për kontratë është rekomanduar kompania EING COM SH.P.K, e cila është në pronësi të Eljesah Podvorica.

Për të tri pjesët është shpërblyer kjo kompani, Lot 1: 328,174.78 euro. Lot 2: 102,482.78 euro dhe Lot 3: 30,289.50 euro. Pra, gjithsej 460 mijë e 948 euro ose rreth 20 mijë euro mbi vlerën e parashikimit të kontratës.

Nëse çmimi i kontratës është më i lartë se vlera e parashikuar e tenderit, tregon se autoriteti kontraktues nuk e ka bërë si duhet llogaritjen e vlerës së parashikuar. Për më tepër, Ligji i Prokurimit në këtë rast ka paraparë të anulohet në tërësi procesi i prokurimit dhe më pas të shtohen mjetet e tjera dhe të hapet tender i ri.

Neni 62 i Ligjit të Prokurimit flet për “Përfundimin e Aktivitetit të Prokurimit” dhe aty është caktuar qartë se në këtë rast duhet të anulohet procedura e prokurimit.

  1. Autoriteti kontraktues mund të përfundojë atë aktivitet të prokurimit, i cili nuk do të rezultojë në dhënien e kontratës vetëm për njërën nga arsyet: “1.2. të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime që në masë substanciale e tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit”, thuhet në pikën 1.2 të nenit 62.

Edhe Rregullorja nr. 001/2022 për Prokurimin Publik, neni 43 flet për “Ndërprerjen e procedurave të prokurimit”.

“43.7 Procedura e prokurimit pas hapjes së ofertave mund të anulohet për arsyen e mëposhtme:

  1. të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime që e tejkalojnë buxhetin e AK. Të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime të cilat në masë substanciale e tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit”.

Ky është një standard i dyfishtë nga institucionet qeveritare. Kjo ngase para pak muajve, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që drejtohet nga Rozeta Hajdari, ka shpallur tre tenderë të ndryshëm për furnizim me rezerva shtetërore. Përmes tyre do të blihet grurë, produkte të ndryshme ushqimore, batanije e thasë për fjetje.

Pronari i kompanisë, EING COM SH.P.K, Eljesah Podvorica, jo rrallëherë është parë në shoqërinë e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në vitin 2021, deputeti i LVV-së Sali Zyba dhe pronari Eljesah Podvorica ishin së bashku në një vizitë në Therandë.

Dyshja shihen në një fotografi nën shoqërinë edhe të disa personave për rreth.

Podvorica, gjithashtu në vitin 2019 ishte parë në shoqërinë e deputetit të VV-së, Nijazi Isakut.

“Në kafe me tre luftëtarët e lirisë, UÇK-së”, shkruhej në postim. /Demokracia.com/

Lexo edhe:

DOKUMENTE | Komuna e Podujevës e shkel ligjin, rekomandoi për tender një kompani rreth 150 mijë euro mbi parashikimin e vlerës së kontratës

Të ngjashme