“…është domosdoshmëri kushtetuese në përputhje me nenin 84 që Qeveria ta koordinojë një veprim të tillë me udhëheqësen e politikës së jashtme që sipas Kushtetutës sonë gjithnjë ka qenë dhe mbetet institucioni i presidencës”.
Kjo është një pjesë nga deklarata e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e dhënë më 29 maj 2024, derisa ajo po shprehte hapur pakënaqësinë e saj pasi shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla – Shwarz, më 16 maj 2024 “i ka dërguar një letër Presidentit të Asamblesë së Këshillit të Evropës” më mbështetjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shkruan Demokracia.com.
Veprimet e koordinuara ndërmjet Kurtit dhe Gërvallës zhvlerësuan krejtësisht rolin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në politikën e jashtme të përcaktuar qartë me Kushtetutën e Kosovës.
Pikërisht në këtë ditë, më 16 maj 2024, Demokracia.com ka raportuar se Kurti dhe Gërvalla kishin vepruar në shkelje të plotë të Kushtetutës së Kosovës.
Lexo lajmin e plotë:
Skandali shtetëror | Si u shkelë Kushtetuta e Kosovës ende pa u zgjuar mirë nga gjumi?
Kushtetuta e Kosovës është e qartë kur flet për kompetencat e Presidentit të Republikës.
Sipas nenit 84, paragrafit 1 dhe 10, Presidentit të Kosovës i jepen kompetenca për politikën brenda dhe jashtë vendit.
Sipas paragrafit 1, Presidenti “përfaqëson Republikën e Kosovës brenda dhe jashtë”, ndërkaq sipas paragrafit 10, “udhëheq politikën e jashtme të vendit”.
Kurse, kompetencat e Kryeministrit të Kosovës janë të përcaktuara me nenin 94 të Kushtetutës së Kosovës. Sipas këtij neni, paragrafit 9, Kryeministri “këshillohet me Presidentin për zbatimin e politikës së jashtme të vendit”. / Demokracia.com /
Lexo më shumë për këtë temë:
https://demokracia.com/vjosa-osmani-erdhi-me-12-dhe-13-maj-ne-kosove-dy-dite-para-letres-krye-me-vete-te-gervalles-per-asociacionin/acia
Albin Kurti ikën prapë, nuk përmban nervozën dhe as s’deklarohet për “rebelimin” e Vjosa Osmanit