Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për herë të parë që prej marrjes së mandatit në bashkëpunim me kryeministrin Albin Kurti ka dhënë deklarata të ashpra sa i përket qeverisë së drejtuar nga ai.
Krejt kjo, lidhet me zotimin për formimi ne Asociacionit dhe dërgimin e draftit në Kushtetuese. Osmani nuk la pa thënë fjalë të ashpra edhe për pasardhësen e saj në krye të “GUXO”, Donika Gërvalla – Schwarz.
Presidentja ka lënë fillimisht të kuptohet se Asociacioni u nxor nga pakoja e Marrëveshjeve të arritura gjatë vitit të kaluar në kuadër të dialogut me Serbinë.
“…Që nuk mund të nxirret çështja e Asociacionit nga marrëveshja e tërësishme, që nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova por duhet të ketë zbatim paralel, që nuk mund të ndërlidhet procesi i dialogut me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës” – tha ajo.
Osmani për “Ekonomia Online” ka shtuar tashmë të gjitha kanë rënë në ujë me ofertën që u bë një ditë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të KiE-së.
“Të gjitha kanë rënë në ujë me ofertën që është bërë atë ditë sepse ajo ofertë nuk ka qenë as për nga përmbajtja e as për nga procedura vazhdimësi e listës së zotimeve që e kanë nënshkruar të tre liderët prandaj është domosdoshmëri kushtetuese në përputhje me nenin 84 që qeveria ta koordinojë një veprim të tillë me udhëheqësen e politikës së jashtme që sipas kushtetutës sonë gjithnjë ka qenë dhe mbetet institucioni i presidencës e të thuhet që kjo në çfarëdo mënyrë paska pas të bëjë me largësinë për mua është diçka që nuk dua ta besojë që dikush e thotë sepse nuk ka fare të bëjë me realitetin dhe tregon që në njëfarë mënyrë po tentohet që ky moskoordinim për një çështje kaq kapitale të lihet si faj të presidenca që për mua është vërtetë edhe shumë qesharake sepse të gjitha institucionet e dinë shumë mirë që presidentja e vendit ka qenë 24 orë të çdo ditë të javës në komunikim me të githë për tema të rëndësisë kapitale sidomos në fushën e politikës së jashtme që janë brenda mandatit të presidentes e kjo absolutisht për mua është befasi tepër e madhe se kushdo qoftë ta thotë një gjë të tillë mund të ketë qenë ndonjë dezinformatë që është bartur te kryetari i kuvendit sepse me të si kryetar i kuvendit kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm asnjëherë nuk ndodh që mos të koordinohemi për tea të rëndësishme edhe kur jemi jashtë vendit i kemi telefonat ka mënyra të sigurta të komunikimit të cilat i posedojmë dhe është edhe çështja tjetër” – u shpreh presidentja.