Kostoja e rritjes së fëmijëve është rritur gjatë dekadës së fundit, duke bërë që shumë prindër të përballen me vështirësi.
Hulumtimet nga ekspertët e investimeve Moneyfarm bëjnë të ditur se në ditët e sotme kushton më shumë se 279,437 mijë euro ose 220,000 £ për të rritur një fëmijë deri në moshën 18 vjeçare, shkruan Metro, përcjell Klankosova.tv
Derisa, një studim tjetër nga SmarTrike thotë se shifra është edhe më e lartë.
Ata zbuluan se kostoja e rritjes së fëmijëve në vitet e hershme është rritur me 75 për qind gjatë dhjetë viteve, kryesisht për shkak të rritjes së kostove të kujdesit për fëmijët.