Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda është bërë me skuadër të re, shkruan Demokracia.com.
Mesfushori kosovar i skuadrës së Osjekut, ka vendosur të largohet nga kampionati kroat për ta testuar vetën në kampionatin hungarez.
Mediet kroate raportojnë sot se Grezda ka nënshkruar me Diosgyoru, duke mos dhënë shumë detaje në lidhje me kontratën e re.
25-vjeçari më herët kishte provuar vetën edhe në kampionatin skocez te Rangers, por që nuk e gjeti vetën, me shpresë se këtë herë në Hungari do të arrijë ta rikthejë formën që kishte dikur dhe në këtë menyrë edhe ta fitojë ftesën për kombëtaren shqiptare. /Demokracia.com