Flamuri i Kosovës, për herë të parë është ngritur në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt.
Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën.
“Flamuri i Republikës së Kosovës për herë të parë ngritet në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt, si anëtar i koalicionit në Forcën e Përbashkët Operacionale për Detyrë (Inherent Resolve).
Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën. FSK-ja falënderon Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të IOWA-s për dislokimin e përbashkët”, thuhet në postim. /Demokracia.com/