OpEd
Të ndjesh zili për suksesin apo jetën e dikujt është normale! Por ku nis e keqja sipas Rita Petros
Demokracia
11:06 | 11 Maj 2024

Share:

Të ndjesh zili për dikë që ka arritur një sukses është instiktive dhe nuk ka asgjë të keqe, thotë Rita Petro në një postim në Instagram. E keqja sipas saj nis kur njerëzit ja ushqejnë vetes përditë atë zili dhe fillojnë të bëhen njerëz të vrejtur që thurin intriga për të dëmtuar tjetrin.

 

“Nuk ka asgjë të keqe që të ndjesh zili për dikë që ka arritur një sukses apo një të mirë materiale. Është diçka instiktive, natyrore, na ndodh të gjithëve, por e keqja fillon kur ne ia ushqejmë vetes çdo ditë këtë zili, atëherë do fillojmë të ndihemi keq, të bëhemi njerëz të vegjël, të bëhemi njerëz pa humor me një fytyrë përherë të vrenjtur që nuk ka gëzon asgjë. Ka nga ata që prishin një marrëdhënie shumë të bukur përshkak të zilisë dhe nga ata që thurin rrjetën e merimangës për t’i bërë keq tjetrit. Me thënë të drejtën unë sa herë e ndjej që më lind një ndjesi e tillë, atëherë filloi t’i bëj ushtrime trurit që energjinë negative, ta shndërroj në një energji pozitive sepse është shumë e rëndësishme kjo që të na bëjë të ndihemi mirë në çdo ditë të jetës dhe të gëzojmë veten tonë dhe ato që na përkasin ne”

Të ngjashme
OpEd • 12 Maj 2025