Projekti i fundit i bizhuterive të Lindsay Lohan u frymëzua nga pandemia e Covid, në kuptimin fjalë për fjalë, transmeton Demokracia.com
Të premten, aktorja 34-vjeçare zbuloi krijimin e saj më të fundit për Lily Baker Jewels: një “Lockdown Set” (260 dollarë) me vathë dhe një gjerdan të ngjashëm në formën e bravave miniaturë, të cilat ajo i ka parë ëndërr “gjatë bllokimit”, siç shpjegoi ajo në Instagram.
Projektimet e frymëzuara nga karantina ndjekin koleksionin e saj të parë për markën britanike, e cila u lansua në nëntor dhe përfshinte gurë në ngjyrë ylberi.
Lohan ka qenë e zënë me promovimin e dizenjove të saj në mediat sociale, duke ndarë mijëra foto të saj me këto bizhuteri. Koleksioni varion nga 54 deri në 548 dollarë në çmim, dhe duket se pjesë të reja po shtohen rregullisht.
“Ky koleksion është vetëm fillimi i një partneriteti të gjatë me Lily Baker Jewels”, thotë një citim nga Lohan në faqen e internetit të markës./Demokracia.com