Ishte viti 1991. Shqiptarët në Kosovë ballafaqoheshin me shtypje, represion, tirani dhe vështirësi nga më të ndryshmet.
Shqiptarët konsideroheshin si qytetarë të dorës së dytë, duke iu mohuar edhe të drejtat bazike për jetë dhe punë. Pikërisht në atë kohë, Ali Ahmeti, i cili sot është lider i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, kishte nisur të intensifikonte aktivitetin e tij për organizimin e luftës çlirimtare.
Në një video të siguruar nga Demokracia.com, Ali Ahmeti në vitin 1991 dëgjohet duke bërë thirrje për unitet dhe duke treguar se prioritet për shqiptarët duhej të ishte çështja kombëtare.
“Askush s’mund të ma ndalë luftën”, shprehej Ali Ahmeti në 1991.
“Jemi konsekuent në atë që kërkojmë. Edhe veprime të përbashkëta dhe jemi për këshilla të punëve të përbashkëta, pavarësisht se cila parti është, a është Prosperiteti, a është Lidhja Demokratike, a është Demokristianja shqiptare. Ne, me të gjithë, apo është edhe Partia Nacionaliste, që është themeluar tash në Kosovë nga Balli Kombëtar, sot për sot, problemi kryesor është çështja kombëtare”, ishte shprehur Ali Ahmeti në 1991.
Por, përderisa për Ali Ahmetin partitë politike ishin sekondare në raport me interesin kombëtar, për kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurtin, është krejtësisht e kundërta. Ai aktivisht është duke u përzier në fushatën e Maqedonisë së Veriut, por jo kundër partive maqedonase, por pikërisht kundër njërit prej themeluesve të UÇK-së, Ali Ahmetit. /Demokracia.com/