Klubi i Futbollit Istogu ka njoftuar se ka filluar procedurat për regjistrimin e ekipit të femrave, grupmosha U-16, dhe në sezonin 2021-2022, do të bëj gara në ligën e femrave U-16, që është në kuadër të FFK-së.
“Të gjitha vajzat e interesuara që ti bashkohen sportit më të bukur në botë, futbollit, e kanë mundësinë që të vijnë në klubin tonë dhe ta shijojnë lojën e futbollit.
Ju njoftojmë që klubi është në bisedime me një trajnere (femër), dhe sipas të gjitha gjasave klubin e femrave ‘Istogu’ do ta drejtojë po ashtu një femër që do të jetë në rolin e trajneres.
Për datën e fillimit të përgaditjeve do të njoftoheni me kohë në faqen zyrtare të klubit. Klubit të futbollit të femrave ‘Istogu’ mund ti bashkohen vajzat nga mosha 9 vjeçare deri në moshën 15 vjeçare.
Në të ardhmen FC Istogu synon që të krijojë edhe skuadrën e femrave seniore, pra ekipin e parë të femrave. 20 vajzat e përzgjedhura që do të jenë pjesë e klubit të Istogut, U-16, do të marrin paga mujore. Për klubin tonë është hera e parë që do të marrim pjesë në gara edhe me skuadrën e femrave”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Istogu. /Demokracia.com.