Lajme
“Qyetetarët duhet të kompensohen përmes faturave për rrymën e veriut”
Demokracia
22:37 | 17 Mars 2024

Share:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka ngritur pikëpyetje për formën e kthimit të parave tek qytetarët që u faturuan edhe për energjinë e shpenzuar në komunat veriore të Kosovës. ZRRE ende nuk ka dhënë detaje për këtë pos se do ta analizojë vendimin e qytetarët po interesohen për padi. Ish-Avokati i Popullit, Hilmi Jashari thotë se mënyra e kthimit është e qartë sepse ajo definohet përmes aktgjykimeve të gjykatave.

Janë bërë katër ditë që kur Gjykata Kushtetuese vendosi për rastin e 40 milionë eurove që iu faturuan qytetarëve të Kosovës për energjinë e shpenzuar në katër komunat veriore.

Megjithëkëtë, ende vazhdon të mbetet diskutabile mënyra e kthimit të këtyre parave tek kosovarët.

Derisa ZRRE si organ përgjegjës për rregullimin e tarifave ka vazhduar të qëndrojë e heshtur, duke mos dhënë detaje, KEDS-i që shpërndan faturat, shkurt ka kërkuar që për çdo detaj të kontaktohet ZRRE-ja.

Ai që e dërgoi në gjykatë vendimin e ZRRE-së, ish-avokati i Popullit Hilmi Jashari, thotë se është mjaft e qartë mënyra se si do të mund të bëhet kompensimi.

Të ngjashme