Lifestyle
Pse e festohet Dita e Verës?
Demokracia
12:28 | 14 Mars 2024

Share:

14 marsi është një festë kombëtare në Shqipëri, kur të gjithë shijojnë ballokumet, argëtohen me fëmijët, bëjnë piknik dhe kremtojnë festën pagane, e cila e ka origjinën që prej lashtësisë.

Dita e Verës shënon ditën e fillimit të vitit dhe kremtohej me shekuj më parë para lindjes së feve. Ajo festohej më 1 mars të kalendarit Julian, që përkon me 14 marsin e atij Gregorian dhe ndonëse konsiderohet si një traditë në qytetin e Elbasanit, festohet në të gjithë vendin, nga veriu në jug, sipas traditave të veçanta të krahinave.

Ne e festojmë sepse është një festë autentike dhe lidhet me gjallërimin e natyrës.

Gjeneza e kësaj feste nis me faltoren e Zanës së Çermenikës, e ndërtuar pranë Elbasanit dhe njihet si perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe natyrës. Sipas miteve, Zana e Çermenikës dilte nga faltorja e saj veç më 14 mars.

Ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste është ballokumja, e cila përgatitet vetëm në Ditën e Verës.

Pse e festojmë Ditën e Verës?

Po ashtu, një detaj special i festës është verorja, e cila vendoset në kyçin e dorës dhe krijohet me ndërthurjen e peut të kuq dhe të bardhë. Verorja largohet nga kyçi kur ti sheh dallëndyshen e parë. Më pas, vendoset në një lule, ose pemë që dallëndyshja ta marrë dhe të të sjellë fat.

Pse e festojmë Ditën e Verës?

 

Të ngjashme