Lajme
“Të drejtat e serbëve prioritet i DASh në marrëdhënet me Kosovën”, thotë Jabllanoviqi t’i ketë thënë Escobar-i
Demokracia
19:10 | 13 Mars 2024

Share:

Politikani serb nga Leposaviqi, Aleksandar Jabllanoviq, ka njoftuar për një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, për çka tha se ky i fundit i ka fundit i ka përçuar mesazhin se “të drejtat e serbëve të Kosovës janë top prioritet i ambasadës së ShBA-së në Kosovë dhe të Departamentit amerikan të Shtetit në marrëdhëniet me Kosovën”.

Në takim, z. Escobar përcolli shqetësimin e qeverisë së tij për fatin dhe jetën normale të serbëve dhe premtoi se pozita e serbëve në Kosovë dhe të drejtat e tyre janë aktualisht prioriteti kryesor i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë dhe Departamentit të Shtetit në marrëdhëniet me Kosovën”, ka shkruar partia e Jabllanoviqit në Facebook.

Të ngjashme