Lajme
Escobar: Kemi dëgjuar shumë arsye pse s’është ecur përpara me Asociacionin por ne i refuzojmë të gjitha
Demokracia
15:46 | 12 Mars 2024

Share:

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një bisedë me gazetar ka folur në lidhje me çështjen e Asociacionit.

I pyetur nga gazetari i Nacionales Xhezair Dashi, se pse nuk është dërgu në Kushtetuese çështja e Asociacionit, Escobar ka thënë se ka dëgjuar shumë arsyetime pse s’po ecet përpara me këtë temë, por emisari e bëri të qartë se për ShBA-në, nuk vlenë asnjë arysetim. Duhet të ecët përpara ka thënë emisari.

“E kemi të vështirë ta kuptojmë pse s’e kanë dërguar ende në shqyrtim te Kushtetuesja. Ne inkurajojmë Kosovën të ecë para, Asociacioni nuk do të jetë një Republikë Srpska, nuk ka shtet brenda shteti, nuk ka asgjë në statut që lejon një autoritet ekzekutiv, ose fuqi ekzekutive. Është thjeshtë mundësia për komunat, komunat me shumicë serbe që të koordinohen, në gjuhën serbe, për qytetarë të Kosovës. Është një obligim ligjërisht i obligueshëm. Kemi dëgjuar shumë arsye pse s’është dërguar në Kushtetuese, apo ecur përpara, por ne i refuzojmë të gjitha, duhet të ecë përpara sa më parë. Besojmë që e gjithë çështja e dinarit do të zgjidhej përmes Asociacionit.” – ka thënë ai.

Të ngjashme