Ditë më parë u bë virale një video në rrjetet sociale që tregon konfliktin mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias.
Fillimisht, Princ Leka pati deklaruar se ish-vjehrri i tij ishte i përfshirë në këtë sherr, derisa supozoi se e kishte goditur edhe me një mjet.
Në një video tjetër shihet Elia që e akuzon Princ Lekën se ka goditur babanë e saj, pamje këto që u komentuan gjithandej edhe nga figura e personalitete të famshme.
Pas kësaj, Zaharia ka reaguar me një postim në Facebook, me anë të të cilit falënderon të gjithë për mbështetjen.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Miq dhe dashamirës,
Ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time!