Një 32-vjeçar në Indi është arrestuar pasi ka lidhur qenin e tij në tullumbace me helium në mënyrë që ta bëjë atë të fluturojë.
Gaurav Sharma po realizonte video për kanalin e tij në Youtube, ku kishte rreth 4 milionë ndjekës.Ai kishte lidhur qenin në tullumbace me helium, pastaj e ka lëshuar dhe kafsha shihet tek fluturon.
https://twitter.com/mahendermanral/status/1397781459574820868
Pas disa sekondave dikush në ballkonin e katit të dytë të ndërtesës e kap qenin.
Policia e ka arrestuar 32-vjeçarin mbi akuzat për keqpërdorim të kafshës.
Sharma në deklaratën e tij tregoi se sihte një Youtube-r dhe për këtë arsye kishte realizuar videon. /Demokracia.com/