Lajme
“AFP”: Vendimi “kontravers” i BQK-së për dinarin, shkaktoi “krizë financiare” në veri
Demokracia
15:48 | 09 Mars 2024

Share:

Në një artikull të agjencisë franceze të lajmeve “AFP” mbi zhvillimet për dinarin, thuhet se “rregullorja kontraverse” e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për operacionet me para të gatshme, ku specifikohet se valuta e vetme që lejohet është euro, duke nxjerrë nga përdorimi dinarin serb, shkaktoi një “krizë financiare” për komunitetin serb në pjesën veriore të territorit kosovar.

“Një krizë spirale financiare detyroi shumë serbë të Kosovës të kalojnë orë të tëra në rrugë duke udhëtuar para dhe mbrapa për në qytetet e afërta kufitare të Kurshumlisë, Vranjës dhe Bujanocit në Serbi për të marrë para”, shkroi “AFP” të shtunën në një artikull mbi rregulloren e ndryshuar të BQK-së, i cili titullohet: “Ndalimi i dinarit shkakton krizë parash për serbët e Kosovës”.

Më 1 shkurt hyri në fuqi rregullorja e BQK-sё, nëpërmjet së cilës përcaktohet euro si e vetmja valutë ligjore që lejohet për transaksione me para të gatshme në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb brenda territorit. Në zonat e banuara me shumicë serbe në vend, përveç valutës euro, deri tani është përdorur edhe dinari nën sistemin paralel të financuar nga Serbia.

Të ngjashme