Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Jeff Hovenier dhe e para e Diplomacisë së Kosovës Donika Gërvalla kanë qenë të hënën në një panel ku kanë diskutuar për temat politike që janë në ineres të Kosovës dhe aleatëve. Në këtë diskutim si gati asnjëherë më parë u vërejt qëndrimi diametralisht i kundërt, ndërmjet Koosvës e ShBA-ve.
Gërvalla e nisi e para. Ajo kërkoi nga aleatët që të “flasin me gjuhë të qartë”, kundër kërrcënimeve me luftë ndaj Kosovës.
“Por, për t’i ndalë luftërat në të ardhmen duhet të veprojmë tani, sepse ndryshe ne do të jemi në pozita të njëjta që kemi qenë gjatë viteve 90’të dhe nëse nuk e përdorimin preventivën pastaj do të jemi të gjithë së bashku mjaftë të zënë për t’i gjetur strategjitë e duhura për të ndalë diçka që mund ta parandalonim” – ka thënë Gërvalla.
Hovnier, ia bëri të qartë Gërvallës se s’kemi të bëjmë fare me mugngesë parandalimi. Bile ambasadori ia përmendi ministes përfitimet e Kosovës, duke u shprehur se është ndër vendet që përfiton më së shumëti.
“Për çështjen e parandalimit të bëjë dicka të qartë për të gjithë miqtë e mi në Kosovë. Nuk ka asnjë vend në botë që përfiton më shumë se Kosova në investimin për parandalim. Një misioni i NATO me 4 mijë veta garanton siguri dhe stabilitet si asnjëher më parë. E di që s’deshe ta lësh anash këtë por dua që kjo të kuptohettë kuptohet mirë, pra përfshirë qindra amerikanë, miqtë gjermanë dhe të tjerët. Pra nuk e di që kemi këtu kemi mungesë parandaluese”.
E kur Gërvalla foli për raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian, me çka u mburr si partner i mirë edhe për BE-në edhe për Perëndimin në përgjithësi. Ambasador Hoënier, u detyrua sërish t’ia “rrotlloj logjikën”.
Hovenier ia bëri të qartë Gërvallës, se as anëtarësimi në BE e as në NATO nuk mund të ndodhin nëse Kosova nuk bashkëpunon me perëndimin.
“SHBA’të kanë qëndruar përkrah Kosovës ashtu siç ka bërë edhe BE. Kolegët e mi kanë qenë pranë Kosovës duke e njohur pavarësinë, duke ndihmuar këtij vendi që të përparojë, duke e përfunduar spastrimin etnik dhe duke qenë vend tjetër 25 vite pas por kjo nuk do të thotë që do të mbështesim të gjitha qeveritë në të gjitha vendimet. Kjo do të thotë që duhet të jemi të saktë se pse jemi duke dhënë këshilla që Qeveria t’i ndihmojë këtij vendi që të zhvillojë potencialin e saj të plotë. Ajo që të jetë vend multietnik, sovran dhe mund të them që Kosova ka fituar shumë.”
Ai ka theksuar se nga Kosova priten sjellje të tjera, e jo sikur ata që s’ndajnë qëllimet e njejta me perëndimin.
“Kosova mund të jetë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, ne të gjithë jemi duke punuar drejt këtij qëllimi, kjo do të thotë që Kosova duhet t’i përmbushë standardet dhe jo si akterët e tjerë të kësaj melodrame të cilët nuk i ndajnë qëllimet e njëjta”, ka thënë ai.
Hovenier ka thënë se Kosova do të trajtohej krejt ndyshe sikur të përmbushte obligimet e saja.
“Duhet të besojmë që komuniteti ndërkombëtar dhe partnerët e Kosovës do të trajtojnë Kosovën më ndryshe se tani nëse do të ishin duke implementuar obligimet nga marrëveshja, nëse do të ishin duke miratuar draftstatutin për asociacionin e komunave me shumicë serbe që nuk është kundër Kushtetutës së Kosovës dhe nëse do të ishin duke ecur drejt njohjes së vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit.” – shtoi amabasadroi amerikan.
Hovenier fjalët më të ashpëra i ruajti për fund. Ai ia tha në sy Gërvallës se Qeveria e ShBA-ve nuk po e sheh se Qeveria e Kosovës po punon drejt përmbushjes së kërkesave nga miqtë. Për këtë arsye ai tha se s’mund të bëhen avokat të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Në këtë moment Qeveria ime nuk mendon që i ka argumentet e nevojshme për ta mbrojtur këtë rast sepse nuk na duket që kjo qeveri është duke punuar me ne në disa kërkesa shumë të qarta për të lëvizur gjërat përpara. Ne duam ta bëjmë këtë.” – tha ai.
Ndryshe, sa i përket draftit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, i pari i Kuvendit Glauk Konjufca këtë të hënë ka deklaruar se ai nuk do të propozohet deri sa të ketë nënshkrim të marrëveshjes së Ohrit, anipse Perëndimi e ka bërë disa herë të qartë se Marrëveshja e Ohrit është valide e ligjërisht e obligueshme edhe pa nënshkrim.