ShowBiz
Kelly Clarkson do të zëvendësoj Ellen DeGeneres në emisionin e saj
Demokracia
13:16 | 27 Maj 2021

Share:

Këngëtarja dhe drejtuesja e shoë-t, Kelly Clarkson do të marrë përsipër rolin e Ellen DeGeneres në TV show që më parë prezentohej nga Ellen, ka konfirmuar rrjeti NBC.

Në fillim të këtij muaji, DeGeneres njoftoi se emisioni i saj do të përfundonte në 2022 pas 19 sezonesh, transmeton Demokracia.com

Prezantuesja tha se po largohej sepse shfaqja e saj “nuk ishte më një sfidë”.

NBC tha se Kelly Clarkson Shoë – tani në sezonin e saj të dytë – do të zëvendësojë programin e DeGeneres nga vjeshta 2022.

Tracie Ëilson, nënkryetari ekzekutiv i NBCUniversal Syndication Studios, tha: “Kelly dhe i gjithë ekipi ynë i prodhimit vunë zemrën, qëllimin dhe pasionin e tyre të pabesueshëm për të bërë një shfaqje që jehon me njerëz të të gjitha moshave, kulturave dhe prejardhjeve.

“Ne jemi duke punuar në disa plane të mëdha për sezonin e tretë dhe po presim me padurim të bëhemi shfaqja kryesore gjatë ditës për vitet që vijnë”.

Clarkson, 39 vjeç, fitoi sezonin e parë të American Idol në 2002 dhe vazhdoi të ketë hite me këngë të tilla si Stronger, Miss Independent dhe Since U Been Gone.

Kohët e fundit, ajo ka lansuar The Kelly Clarkson Shoë, një program një orë i gjatë që përmban mysafirë të famshëm. Programi debutoi në vlerësime të forta në 2019./Demokracia.com/

Të ngjashme